Partnerët

Bashkë po e mundësojmë
42 në tiranë

42 Tirana është pjesë e rrjetit global me mbi 56 kampuse në më shumë se 32 shtete.

Albanian-American Development Foundation logo

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) është i përkushtuar ndaj mbështetjes së Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit të qëndrueshëm nëpërmjet ndërhyrjeve strategjike dhe transformuese. E themeluar në vitin 2009 si një organizatë jo-fitimprurëse me mbështetjen e USAID dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, AADF-ja synon të krijojë mundësi dhe të fuqizojë komunitetet duke investuar në sektorët kyç që përfshijnë arsimin, aftësi drejtuese, sipërmarrjen, trashëgiminë kulturore dhe ekoturizmin. Nga revitalizimi i monumenteve historike deri te nxitja e inovacionit, fuqizimi i profesionistëve vendas dhe rritja e sipërmarrjes, iniciativat e AADF-së janë të udhëhequra nga një angazhim i palëkundur për përparimin social dhe ekonomik të Shqipërisë, mbështetur në parimet themelore të transparencës dhe meritokracisë. Piramida e Tiranës përfaqëson një hap të rëndësishëm në misionin e AADF—jo vetëm si një simbol i së kaluarës së Shqipërisë, por gjithashtu si një qendër dinamike për inovacion dhe krijimtari, ku mendjet më të ndritura të vendit do të formësojnë një të ardhme më të begatë. Ky monument do të shërbejë si shtëpia për iniciativat të ndryshme arsimore dhe teknologjike, duke forcuar vizionin afatgjatë të AADF-së. Mbështetja e 42 Tirana, pjesë e Piramidës së Tiranës, është një vazhdimësi e natyrshme e projekteve dhe ndërhyrjeve strategjike të AADF për të përmirësuar arsimin në fushën e TIK dhe për të fuqizuar ekosistemin e inovacionit në Shqipëri.

Municipality of Tirana logo

Bashkia e Tiranës

Bashkia Tiranë është e përkushtuar ndaj nxitjes së inovacionit, edukimit dhe zhvillimit të komunitetit. Përmes mbështetjes së saj, ajo ndihmon në realizimin e iniciativave që fuqizojnë të rinjtë, promovojnë aftësitë dixhitale dhe kontribuojnë në rritjen e ekosistemit dinamik të Tiranës. Nëpërmjet projekteve dhe bashkëpunimeve strategjike, Bashkia synon të krijojë një mjedis gjithëpërfshirës që inkurajon krijimtarinë dhe zhvillimin profesional.

Qendra Piramida logo

Qendra Piramida

Piramida e Tiranës, një ikonë arkitektonike dhe kulturore e qytetit, është transformuar në një qendër multifunksionale për artin, teknologjinë dhe inovacionin. Kjo strukturë ofron një gamë hapësirash për aktivitete të ndryshme dhe shërben si një platformë e hapur për integrimin e artit, teknologjisë dhe arsimit, duke krijuar një ambient që frymëzon kreativitetin dhe inovacionin në qytet.