Koncepti

Një koncept i pa koNkurrueshëm

42 është një qasje revolucionare në edukimin e IT që e dallon veten nga modelet tradicionale të shkollave të programimit. Metoda e të mësuarit peer-to-peer inkurajon vetë-mësimin dhe angazhimin aktiv me kurrikulën. Ne ofrojmë një mënyrë të re për të mësuar për ata që nuk përshtaten mirë me mjedisin klasik të mësimdhënies.

Vizioni

Të të përgatisim sot për punët e së nesërmes.

Studentët tanë zhvillojnë një mënyrë të veçantë të të menduarit, duke u bërë të aftë dhe të adaptueshëm në një botë ku teknologjitë ndryshojnë me shpejtësi dhe shpesh në mënyra të papritura. Me 85% të profesioneve të vitit 2030 ende të paimagjinuara, studentët tanë janë të motivuar të mësojnë vazhdimisht dhe të sfidojnë veten për t’u përballur me të ardhmen.

vlerat tona

Të angazhohemi për një të ardhme më të mirë

Çfarë është 42?

Një rrjet global
në zgjerim

42 ofron mundësi për çdo individ të marrë edukim të shkëlqyer në profesionet premtuese në mbarë botën. Që nga viti 2019, pas suksesit të 42 në Paris dhe në vende të tjera, ambicia e 42 është të zhvillojë rrjetin më të madh global të shkollave inovative të IT-së me zero tarifë shkollimi, të cilat janë të hapura për të gjithë. Çdo kampus krijon lidhje të forta me ekosistemet lokale për të ofruar studentëve pedagogjinë 42 kudo dhe gjithmonë.

Ke pyetje?
Ndoshta ne kemi përgjigjen

Viti i parë akademik në 42 Tirana nis në tetor 2025.

Regjistrimet për 42 Tirana fillojnë në shkurt dhe qëndrojnë të hapura deri në gusht.

“Piscine” në frëngjisht do të thotë “pishinë” – dhe për një muaj do të “zhytesh” thellë në metodën tonë të të mësuarit. Ky është testi yt për të zbuluar nëse 42 është e duhura për ty.

Kemi hapur regjistrimet për dy Piscine:

Piscine 12 – 27 qershor
Piscine 27 korrik – 1 gusht

Takimet prezantuese organizohen në muajt para Piscine-ave. Vendet janë të kufizuara.

  • 18 mars: 10:00-13:00
  • 25 mars: 10:00-13:00
  • 8 prill: 14:00-17:00
  • 15 prill: 14:00-17:00
  • 22 prill: 17:00-20:00
  • 20 maj: 10:00-13:00
  • 27 maj: 14:00-17:00
  • 29 maj: 17:00-20:00
  • 24 qershor: 10:00-13:00
  • 1 korrik: 14:00-17:00
  • 3 korrik: 17:00-20:00