Shkolla e parë e kodimit pa tarifë në Shqipëri. Pa klasa tradicionale dhe pedagogë.
Mësim mes studentësh përmes konceptit të lojës. Hapur 24/7!
Kurrikula e 42 bazohet në projekte, pa asnjë klasë apo pedagog, dhe i mundëson studentëve të ‘mësojnë nga njëri tjetri’ duke punuar në bashkëpunim në projekte dhe duke integruar ide të ndryshme nga puna në grup. Rezultati është zgjidhje më kreative dhe një mendësi e veçantë që i bën ata më të shpejtë dhe të adaptueshëm se studentët tradicionalë.
42 ofron edukim profesional pa pagesë, me nivel botëror, që ndryshon jetën e studentëve dhe hap një botë mundësish të pafundme. Nuk ka kosto apo tarifa të fshehura për studentët, dhe asnjë shpërblim apo pagesë për shërbimet e ofruara.
Çfarë e bën 42 të veçantë?
Kampusi është plotësisht falas, pa asnjë kosto të fshehur – as tani, as më vonë. Ne besojmë se çdokush duhet të ketë mundësinë të studiojë në 42.
Nuk kërkohet diplomë apo përvojë paraprake në kodim, e hapur për të gjithë nga 18 vjeç.
Pa klasa tradicionale dhe pedagogë, në 42 ti zgjedh rrugën tënde. Do të mësosh me shokët e tu, duke gjetur përgjigje për çdo problem dhe duke ndërtuar projekte së bashku.
Studio në çdo kohë në kampus, sipas mundësisë dhe orareve të tua.
42, rrjeti më i madh i shkollave pa tarifë studimi për IT në botë, ka një prani globale me mbi 55 Kampuse në më shumë se 32 shtete.
Çdo Kampus ofron të njëjtën pedagogji inovative në harmoni me kulturën dhe mjedisin lokal.
Bëhu pjesë e rrjetit më të madh të shkollave të IT-së në botë.