Viti i parë akademik në 42 Tirana nis në tetor 2025.
Falë metodave të tij inovative të mësimdhënies, 42 ofron një edukim profesional të jashtëzakonshëm pa u mbështetur në leksione tradicionale.
Stafi pedagogjik është aty për t’i ndihmuar studentët të gjejnë vetë zgjidhjet e tyre. Për të përparuar në 42, duhet të punoni në grupe, të mbështeteni tek komuniteti për të kapërcyer sfidat dhe pastaj të ndani përvojën tuaj me të tjerët. Programimi nuk mësohet duke kopjuar algoritme në letër!
Në 42, studentët marrin përgjegjësinë për suksesin e tyre përmes një kurrikule 100% praktike.
E vetmja mënyrë për të ecur përpara është të sfidosh veten: mund të mbështetesh gjithmonë te forca e grupit, të japësh dhe të ndash informacione, si dhe të mësosh dhe të stërvitesh në të njëjtën kohë. Kjo inteligjencë kolektive në rritje ndihmon studentët të kuptojnë si funksionon një mjedis profesional, ku çdo pjesë mbështetet tek tjetra për të arritur një projekt.
Në 42, dështimi nuk është fundi.
Është një nga rrugët drejt suksesit: teston një program, kupton gabimet, i korrigjon dhe ecën përpara. Në 42, vlerësohesh për gjetjen e zgjidhjeve të tua. Nuk bëhet fjalë për të kopjuar verbërisht një model – ajo që ka rëndësi është arritja e rezultatit, pa rëndësi se në çfarë mënyre e arrin atë.
Nëse aplikon në 42, mos prit që dikush të të mësojë çdo gjë.
Duhet t’i gjesh përgjigjet vetë ose të kërkosh ndihmë nga studentët e tjerë, të cilët, gjithashtu nga ana e tyre do të mësojnë prej teje. Kjo metodë të ndihmon të përparosh dhe të mprehësh aftësitë përmes kërkimit, eksperimentimit dhe mbrojtjes së qasjes tënde ndaj një problemi.
Në mësimin tradicional, vlerësimi bëhet në fund të kurrikulës. Në 42, ai është momenti kur mëson më shumë.
Vlerësimi nga vetë studentët kërkon që ata të gjykojnë punën e njëri-tjetrit duke përdorur një shkallë vlerësimi të vendosur nga stafi pedagogjik. Ky sistem nxit dialogun dhe ndarjen e këshillave, duke i ndihmuar studentët të avancojnë dhe të eksplorojnë metoda alternative. Në 42, nuk ka vetëm një përgjigje të saktë – dhe nuk ka një model të vetëm për të kopjuar e mësuar përmendësh.
Në një klasë tradicionale, bashkëpunimi shpesh shihet si kopjim. Në 42, është e kundërta.
Kur një projekt bëhet shumë i vështirë, puna në grup ndihmon për të ndarë këndvështrime të ndryshme. Duke u bashkuar me dikë që po përballet me të njëjtën sfidë, mund të ndani ide dhe strategji. Çdokush sjell diçka të vlefshme, dhe së bashku mund të kuptoni e mbani mend çelësat për të përfunduar një projekt me sukses.
Metoda e 42 ofron një mjedis motivues dhe argëtues, i ndërtuar mbi parimet e lojërave, të cilat njihen për përmirësimin e cilësisë së të mësuarit dhe mirëqenies së studentëve.
Pas një dështimi, provon sërish derisa të kalosh, ashtu si në një videolojë. Projektet të japin pikë eksperience. Përparon në kurrikulë duke kaluar nivele të ndryshme – dhe aftësitë që ke fituar pasqyrohen në një rekord personal në Intranet. Madje, mund të fitosh edhe arritje speciale dhe të bashkohesh në grupe që të sfidojnë në një garë miqësore.
Jo të gjithë mësojnë me të njëjtin ritëm: pse duhet të imponohet një i tillë? Në 42, ne nuk ndjekim një orar. Në mesatare, studentët integrohen në tregun e punës pas 3 vitesh. Programi i studimit është i ndarë në dy pjesë: pjesa e përbashkët dhe pjesa e dytë, e njohur si pjesa e specializimit. Programi i përbashkët duhet të përfundohet brenda një maksimumi prej dy vitesh. Pjesa e dytë mund të zgjasë më shumë, në varësi të planeve tuaja të karrierës. Shumica e projekteve të kërkuara kanë një vlerësim realist të kohës që kërkohet, përpara një afati të caktuar: organizimi personal përfshirë menaxhimin e kohës është thelbësor.
Programi në 42 fillon me kurrikulën e përbashkët. Kjo përvojë vendos bazën për aftësitë minimale, si ato njerëzore ashtu edhe teknike. Duke ndjekur ritmin personal të çdo studenti, ai zgjat nëmaksimum prej 18 muajsh dhe u lejon studentëve të mësojnë programimin C, të zhvillojnë softuer të thjeshtë duke përdorur algoritma klasikë, të zbulojnë qasjen në sistemin e skedarëve dhe të mësojnë menaxhimin e proceseve UNIX. Gjithashtu përfshin një qasje të thjeshtë ndaj arkitekturës së rrjetit si dhe administrimin e sistemeve. Programi gjithashtu ofron programim të orientuar dhe një projekt klient-server. Kurrikula e përbashkët është e njëjtë në çdo kampus të rrjetit 42. Pasi të keni përfunduar këtë pjesë, mund të shkëmbeni projekte ndërmjet kampuseve.
Pjesa e dytë e programit trajton fusha klasike digjitale dhe programimi si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe zhvillimi i aplikacioneve mobile. Fokuson punën në projekte në grup dhe bashkëpunim, si dhe neutralitetin ndaj markave, teknologjive dhe gjuhëve për të zhvilluar aftësitë e përshtatjes të studentëve tonë dhe për t’i ndihmuar ata të shmangin vjetërsimin që godet tregun digjital herë pas here. Studentët janë të lirë të zgjedhin fushat që duan të eksplorojnë. Kjo i ndihmon ata të diversifikojnë aftësitë dhe ekspertizën e tyre. Kjo pjesë e programit përfshin gjithashtu praktika dhe projekte të herëpashershme me partnerë ekskluzivë, shkolla të tjera dhe madje një program ndërmarrësie. Është në dorë të studentëve të vendosin kur të ndalojnë programin dhe të bëhen Alumni.
Jo të gjithë mësojnë me të njëjtin ritëm – prandaj nuk kemi pse të vendosim një të tillë. Në 42 Tirana, nuk ndjekim një orar administrativ apo akademik fiks. Mesatarisht, studentët hyjnë në tregun e punës pas 3 vitesh. Kurrikula ndahet në dy pjesë: bërthama e përbashkët dhe pjesa e dytë, e njohur si specializimi. Pjesa bazë duhet të përfundohet brenda maksimumi dy vitesh. Pjesa e specializimit mund të zgjasë më shumë, në varësi të planeve të tua për karrierën. Shumica e projekteve kanë një vlerësim realist të kohës së nevojshme për t’i përfunduar, në vend të një afati të imponuar – organizimi personal është element kyç.
Kohëzgjatja e programit të përbashkët përshtatet me modelet e punës së studentëve. Sa më i madh të jetë investimi, aq më e shkurtër bëhet. Një numër arritjesh të ndërmjetme ofrojnë mundësinë për të vlerësuar progresin: Sistemi i Kontrolluar (Paced System) pastaj rikalkullon datën e parashikuar për përfundimin e programit të përbashkët. Studentët më të shpejtë mund ta përfundojnë atë për vetëm 8 muaj, ndërsa ata që kanë më shumë hapësirë për përmirësim mund të zgjasin deri në dy vjet.
Për të trajtuar rrethana të paparashikuara, studentët kanë një mjet në dispozicion: "Freeze" (Ngrirja). Kjo u lejon studentëve të bëjnë një pushim nga programi i përbashkët për një periudhë maksimale kumulative prej 6 muajsh. "Freeze" është subjekt i miratimit nga stafi mësimor, në varësi të fazës ku ka arritur kursi.
Pas programit të përbashkët, zakonisht studentët janë menjëherë të interesuar për tregun e punës dhe për këtë arsye ne u lejojmë të zgjedhin fundin e programit për t'u bërë Alumni. Ky kalim mund të ndodhë gjithashtu pas një periudhe pa aktivitet dhe një nivel të caktuar aftësish të arritura.
Viti i parë akademik në 42 Tirana nis në tetor 2025.
Regjistrimet për 42 Tirana fillojnë në shkurt dhe qëndrojnë të hapura deri në gusht.
“Piscine” në frëngjisht do të thotë “pishinë” – dhe për një muaj do të “zhytesh” thellë në metodën tonë të të mësuarit. Ky është testi yt për të zbuluar nëse 42 është e duhura për ty.
Kemi hapur regjistrimet për dy Piscine:
Piscine 1 | 2 – 27 qershor |
Piscine 2 | 7 korrik – 1 gusht |
Takimet prezantuese organizohen në muajt para Piscine-ave. Vendet janë të kufizuara.
Bëhu pjesë e rrjetit më të madh të shkollave të IT-së në botë.